Trump i çon mesazh Iranit me "UNO": Të gjitha kartat i kam unë
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit Donald Trump duke mbajtur karta Uno në duar, të shoqëruar me mesazhin “Unë i kam të gjitha kartat”.
Ky veprim po interpretohet si demonstrim force ndaj Iranit në mes të tensioneve të vazhdueshme për programin bërthamor dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Foto fillimisht është postuar nga vetë presidenti amerikan në Truth Social.
pic.twitter.com/NM0SdwNu9A
— The White House (@WhiteHouse) May 3, 2026
Pak orë më herët, Trump njoftoi se SHBA do të nisë një mision për shoqërimin e anijeve në rajon, të cilin e quajti “Operacioni Liria”.
Mbështetja ushtarake për misionin do të përfshijë raketa, aeroplanë dhe 15 mijë trupa.
“Operacioni Liria” ka për qëllim të udhëzojë anijet "në mënyrë të sigurt" jashtë Ngushticës së Hormuzit.
Sipas Trumpit, ky është një "gjest humanitar në emër të SHBA-së, vendeve të Lindjes së Mesme, por, në veçanti, të vendit të Iranit". /Telegrafi/



























