LAJMI I FUNDIT:

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim të ashpër në rrjetin social Truth Social, duke e kritikuar ashpër lidershipin e presidentit e Ukrainës dhe mënyrën se si ai ka menaxhuar situatën e luftës me Rusinë.

Lideri amerikan deklaroi se Zelensky ka bërë një “punë të tmerrshme” dhe paralajmëroi se ai duhet të veprojë me shpejtësi për të shpëtuar vendin e tij, përndryshe Ukraina mund të mos ekzistojë më në formën e saj aktuale.

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump
Lexo po ashtu Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

“E dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona njerëz kanë vdekur kot – Dhe kështu vazhdon…”, shkroi Trump, duke theksuar se konflikti i vazhdueshëm ka sjellë pasoja katastrofike për popullin ukrainas.


“Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do të ketë më vend për të”, shtoi ai.

Trump gjithashtu kritikoi mënyrën se si Zelensky ka ndikuar në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se presidenti ukrainas e ka bindur Uashingtonin të shpenzojë 350 miliardë dollarë për një luftë që, sipas tij, “nuk mund të fitohej”.

Ai e përshkroi liderin ukrainas si një “komedian mesatarisht të suksesshëm”, duke minimizuar aftësitë e tij si udhëheqës dhe duke vënë në dyshim rolin e tij në skenën ndërkombëtare.

Zelensky i përgjigjet Trumpit pas thirrjes se presidentit amerikan për zgjedhje në Ukrainë
Lexo po ashtu Zelensky i përgjigjet Trumpit pas thirrjes se presidentit amerikan për zgjedhje në Ukrainë

Këto komente të 78-vjeçarit pritet të shkaktojnë reagime të forta, si në Ukrainë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në qarqet ndërkombëtare, duke pasur parasysh mbështetjen e madhe që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

Ndryshe, Trump disa herë ka deklaruar se Zelensky ka një nivel të ulët mbështetje në Ukrainë, duke sugjeruar mbrëmë se ai kishte vetëm 4 për qind.

Në të vërtetë, vlerësimi i presidentit ukrainas është rreth 50 për qind, gjegjësisht i ngjashëm me atë të Trumpit në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Botë
Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Evropa
Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

Botë
Kalo në kategori