LAJMI I FUNDIT:

Trump dhe Putin takohen gjatë vjeshtës në Washington?

Trump dhe Putin takohen gjatë vjeshtës në Washington?

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar këshilltarit për siguri nacionale, John Bolton, që ta fton presidentin rus, Vladimir Putin, në Washington gjatë kësaj vjeshte, shkruan Independent.

“President Trump i ka kërkuar John Bolton ta fton presidentin Putin në Washington gjatë kësaj vjeshte, dhe këto procedura protokollare tashmë kanë filluar”, ka shkruar në Twitter zyrtarja për informim në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sander, transmeton Telegrafi.


Takimi mes dy liderëve në samitin e Helsinkit është kritikuar mjaft nga elita politike në Washington, pasi Trump kishte deklaruar para gazetarëve se nuk ka arsye të besojë se pse Putin do të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

Shumë prej politikanëve në Kongresin amerikan kanë thënë se presidenti Trump nuk ka dërguar mesazh të qartë presidentit rus Putin, pasi që inteligjenca amerikane kishte ofruar dëshmi se Kremlini kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/