LAJMI I FUNDIT:

Truke të vlefshme: Eliminoni yndyrën nga dollapët e drunjtë të kuzhinës

Truke të vlefshme: Eliminoni yndyrën nga dollapët e drunjtë të kuzhinës

Yndyra e cila krijohet në dollapët e kuzhinës si pasojë e avullit nga zierja është një ndër armiqtë më të mëdhenj në kuzhinë

Nëse dollapët e kuzhinës suaj nuk pastrohen edhe aq shpesh, e dini mirë se çfarë yndyre mund të grumbullohet dhe sa është e vështirë të eliminohet.


Kemi gjetur mënyrën e volitshme dhe të thjeshtë të pastrimit të cilën mund ta provoni menjëherë, transmeton Telegrafi.

Mjetet për pastrimit

Në një shishe, e cila ka pjesën për spërkatje, përzieni një filxhan ujë, disa lugë të mëdha detergjent të enëve dhe 10 pika vaj eterik portokalli apo limoni. Këtë lëng përzieni mirë.

Udhëzimi për pastrim të yndyrës

Këtë lëng qiteni direkt në yndyrë. Nën dollapë vendosni një leckë të vjetër në mënyrë lëngu të mos pikë nëpër sipërfaqe.

Prisni disa minuta në mënyrë që yndyra të fillojë të shkrihet. Pastaj merrni një leckë të njomur dhe fshini mirë dollapin e kuzhinës.

Për shkëlqim edhe më të mirë përsëriteni edhe një herë gjithë procedurën.

Nëse me këtë lëng pastroni dollapët e kuzhinës suaj së paku një herë në javë, do të pengoni grumbullimin e yndyrës dhe gjithsesi pastrimi i ardhshëm do të jetë shumë më i thjeshtë. /Telegrafi/