LAJMI I FUNDIT:

Truk mahnitës: Si ta pastroni mikrovalën me një limon të vetëm

Truk mahnitës: Si ta pastroni mikrovalën me një limon të vetëm

Për disa, pastrimi i mikrovalës është detyrë mjaft problematike, e cila zakonisht përfshin përdorimin e produkteve me kimikale të ashpra, sfungjerë të dëmtuar dhe në fund nuk pastrohet mirë!

Dhe për shkak se njollat apo grimcat e ushqimeve shpeshherë mbesin prapa derës së mbyllur të mikrovalës, është shumë e lehtë të përtoni apo të harroni ta pastroni, transmeton Telegrafi.

Por, sot do t’ju njoftojmë me një truk interesant, i cili nuk përfshin sprejin pastrues, por vetëm limonë!

Ky truk nuk është i ri, por është tejet i lehtë dhe i nevojshëm.

Çfarë ju nevojitet:

– Një tas
– 1 limonë
– 1 leckë pastrimi

Mikrovala nuk shërben vetëm për ngrohje të ushqimit, në të mund të piqni lajthi, të gatuani rizoto, vezë apo salcë qepësh!
Lexo po ashtu Mikrovala nuk shërben vetëm për ngrohje të ushqimit, në të mund të piqni lajthi, të gatuani rizoto, vezë apo salcë qepësh!

Filloni duke derdhur gjysmë gote ujë në tas. Pastaj prejeni limonin në dysh, shtrydhni dy pjesët në tas, por edhe hidhni dy copat e limonit në atë tas.

Posa ta keni përfunduar këtë proces, futeni tasin në mikrovalë dhe ndizeni mikrovalën për 3 minuta apo derisa të vlojë uji.

Pasi të vlojë uji, lëreni tasin në mikrovalë edhe 5 minuta tjerë në mënyrë që aciditeti i limonit dhe avulli i ujit t’i zbusin të gjitha njollat nga ushqimet.

Kur të kenë përfunduar 5 minuta, largojeni tasin nga mikrovala. Në këtë pikë, limoni e ka kryer shumicën e punës; tash ju thjesht duhet ta pastroni mikrovalën me leckë. /Tlegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori