LAJMI I FUNDIT:

Trudeau sheh mundësinë për një marrëveshje të re të NAFTA-së

Trudeau sheh mundësinë për një marrëveshje të re të NAFTA-së

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, thuhet se po tregohet i kujdesshëm në bisedimet për rinovimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Ai tha se ekziston mundësia që vendi i tij të ndërtojë një marrëveshje dypalëshe, për të cilën SHBA-ja dhe Meksika kanë rënë dakord.


Negociatorët nga Kanadaja dhe SHBA-ja po bëjnë përparime jo shumë të shpejta për sa i përket bisedimeve mbi marrëveshjen NAFTA, përcjell Telegrafi.

Të dyja palët janë të ndara midis zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare në mënyrën më të mirë dhe kërkesës së SHBA-së për më shumë qasje në tregun e mbrojtur kanadez të bulmetit.

Kanadaja ka bërë të qartë gjithashtu se SHBA-ja duhet të tërheqë kërcënimin me tarifat mbi automjetet. /Telegrafi/