LAJMI I FUNDIT:

Trotinet elektrik nga Toyota, i dedikuar për të moshuarit dhe personat që kanë vështirësi të ecin

Trotinet elektrik nga Toyota, i dedikuar për të moshuarit dhe personat që kanë vështirësi të ecin

Viteve të fundit trotinetët elektrik kanë “pushtuar” trotuaret e qyteteve në mbarë botën.

Çdo ditë e më shumë janë duke u kërkuar nga qytetarët, e një pjesë e tyre i kritikojnë për vozitje nëpër trotuare, transmeton Telegrafi.


Toyota C+ Walk T është një lloj krejt tjetër i trotinetit që nuk është i dedikuar për përdoruesit që çdo ditë shëtisin nëpër qytete, por është ekskluzivisht për ata që mezi ecin, kryesisht për persona të moshuar.

Ata gjithashtu e shohin C+ Walk T si një trotinet që do t’ju ndihmojë punonjësve të lëvizin nëpër objekte të mëdha siç janë depot, fabrikat dhe avio-terminalet.

Natyrisht, pasi trotineti është i dedikuar për persona më të moshuar, me ta nuk do të ketë ndonjë tollovi. Shpejtësia me të cilin lëviz varion nga 10 kilometra në orë, dhe mund të kufizohet në 1.6 kilometra në orë.

E përveç kufizimit të shpejtësisë, një opsion tjetër i sigurisë është sistemi për shmangien e pengesave.

Në rast të ndonjë pengese në rrugë, lëshohet një sinjal audio, e nëse vie deri te përplasja e pashmangshme, në mënyrë automatike zvogëlohet shpejtësia apo ndalet plotësisht trotineti.

Me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkohen 14 kilometra, ku më pas duhet të prisni për dy orë që të mbushni baterinë për të vazhduar rrugëtimin.

Në tregun japonez është i dsiponueshëm me një çmim prej rreth 3.100 dollarë. /Telegrafi/