LAJMI I FUNDIT:

Triumf i rëndësishëm i Atleticos në sfidën ndaj Bilbaos

Triumf i rëndësishëm i Atleticos në sfidën ndaj Bilbaos
(Foto: Twitter/Atletico de Madrid)

Atletico Madridi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Athletic Bilbaos (2-1) në ndeshjen e mbetur të xhiros së 26-të në La Liga.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi me golin e Iker Muniain (21’), i cili u asistua nga Inaki Williams.


Porse pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), vendasit ia dolën ta barazonin rezultatin. Thomas Lemar ktheu një top në formë harkimi drejt qendrës së zonës, ndërsa Marcos Llorente shënoi me kokë.

(Foto: Twitter/Atletico de Madrid)

Los Rojiblancos kaluan në epërsi në minutën e 51-të me golin e Luis Suarez nga penalltia, i cili rezultoi të ishte edhe goli i fitores.

Falë këtij triumfi, Atletico Madridi rikthen epërsinë prej gjashtë pikësh ndaj Barcelonës që ndodhet në vend të dytë.

Athletic Bilbao mbetet në vend të tetë në tabelë me 33 pikë dhe do të vazhdojë përpjekjet për zonën evropiane. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore