LAJMI I FUNDIT:

Trimëri apo çmenduri: Vozit veturën me këmbë (Video)

Trimëri apo çmenduri: Vozit veturën me këmbë (Video)

Pakujdesia shpesh na kushton shtrenjtë e në veçanti kur jemi pranë timonit, dhe në veturë kemi edhe dikë me vete.

Por për dikë ngasja e veturës me këmbë është diçka e zakontë, pasi duart në shumicën e rasteve i kanë të zëna duke shkruar mesazhe në telefon mobil, transmeton Telegrafi.


Një video e postuar së fundmi në internet, shihet një djalosh i ri duke ngasur veturën me këmbë derisa duart i kishte të zëna me telefonin mobil, nga i cili për asnjë moment nuk i hiqte sytë.

Edhe pse i vetëdijshëm që një ngasje e tillë dënohet me ligj, ky i ri dukej se kishte mjaft përvojë në ngasjen e veturës me këmbë, pasi ishte shumë i relaksuar. /Telegrafi/