LAJMI I FUNDIT:

Trilogjia e GTA-s është e padisponueshme për momentin në PC

Trilogjia e GTA-s është e padisponueshme për momentin në PC

Trilogjia e lojës Grand Theft Auto (GTA) – The Trilogy – Definitive Edition u bë i padisponueshëm në dyqanin Rockstar Games më të njëjtën ditë kur u lansua.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, trilogjia e cila vjen e paketuar me versionet e ripunuara të GTA III, GTA: Vice City dhe GTA: San Andreas supozohet se mund të luhej më 11 nëntor, por nuk është e disponueshme për shkak të mirëmbajtjes dhe problemeve të tjera.


Rockstar Support shkroi një postim në Twitter duke thënë se paketa e ripunuar aktualisht është e padisponueshme për t’u luajtur dhe gjithashtu për t’u blerë.

The Rockstar Games Launcher doli nga sistemi të enjten për shkaqe të mirëmbajtjes, derisa trilogjia gjithashtu dhe i gjithë grupi i lojërave të Rockstar, dyqani i tij, shkarkimet dhe sitemi cloud ishte i pa-qasshëm për më shumë se një ditë. /Telegrafi/