LAJMI I FUNDIT:

Trigonometria nuk lindi në Greqi, por në territorin e Irakut të sotëm (Foto/Video)

Trigonometria nuk lindi në Greqi, por në territorin e Irakut të sotëm (Foto/Video)

Një pllakë argjile 3,700-vjeçare babilonase, rishkruan historinë e matematikës dhe tregon se grekët nuk kanë zhvilluar trigonometrinë. Ky zhvillim ka ndodhur 1,500 para se grekët do të përdorin metodat që do të ndryshojnë mënyrën e llogaritjes.

Pllaka e njohur si Plimpton 332, u zbulua në fillim të viteve 1900 në Irakun Jugor, nga arkeologu amerikan dhe diplomati Edgar Banks, i cili ishte frymëzimi për personazhin kinematografik, Indiana Jones.


Kuptimi i vërtetë i pllakës ka hutuar shumë ekspertë deri tash, por kërkimet e reja nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, në Australi, kanë treguar se është tabela më e vjetër dhe më e saktë trigonometrike në botë, e cila ndoshta është përdorur nga arkitektët e lashtë për të ndërtuar tempuj, pallate dhe kanaleve, raporton ditorja britanike, The Telegraph.

Megjithatë, ndryshe nga trigonometria e sotme, matematika babilonase përdorte bazën 60-she, ose sistem seksagesimal e jo me bazën 10 që përdoret sot. Kjo për shkak se 60-shi ishte më i lehtë për t’u ndarë me tre, ekspertët që po studiojnë pllakën thonë se llogaritjet ishin shumë më të sakta.

“Është një punë mahnitëse matematikore që dëshmon gjenialitetin e lashtësisë. Pllaka përmban jo vetëm tabelën më të vjetër trigonometrike në botë; por është gjithashtu e vetmja tabelë trigonometrike plotësisht e saktë”, thotë Daniel Mansfield nga Fakulteti i Matematikës dhe Statistikave. “Ky është një shembull i rrallë se si bota e lashtë na mëson diçka të re”, transmeton Telegrafi.

Astronomi grek Hiparhi, i cili ka jetuar rreth vitit 120 p.e.s., prej kohësh konsiderohet si babai i trigonometrisë, por tash perceptimet janë tjera, pasi babilonasit kishin shumë kohë para njohuri të tilla. Kështu, pllaka që mendohet të ketë ardhur nga qyteti i lashtë sumerian i Larshës, daton mes viteve 1822 dhe 1762 p.e.s. Pra, është afër 1,500 vjet më i vjetër se matematikani grek.

Studimi për këtë pllakë është publikuar në Historinë e Matematikës, që është revista zyrtare e Komisionit Ndërkombëtar të Historisë së Matematikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori