LAJMI I FUNDIT:

Trifunoviq: Kriminelët serbë, të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse

Trifunoviq: Kriminelët serbë, të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse

Darko Trifunoviq, i cili në opinionin kosovar u bë i njohur përmes dokumentarit “VIRUSSIA“, ka thënë se grupet kriminale në Serbi janë të lidhura me strukturat e sigurisë së Serbisë.

Sipas tij, janë të lidhura duke filluar nga Shërbimi i Inteligjencës serbe (BIA), përkatësisht individëve që kanë udhëhequr në këtë shërbim.


“Si shoqëri [në Serbi] jemi të pasigurt, sepse ka organizata kriminale që kanë njerëz në polici dhe në politikë. Nëse është arrestuar udhëheqësi i grupit kriminal Veljko Belivuk, kjo nuk do të thotë se organizata e tij dhe organizata të tjera kriminale janë eliminuar”, ka thënë Trifunoviq për një televizion serb në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai më tej ka thënë se problem i madh është kur grupet kriminale i kanë njerëzit e vet në institucione të shtetit.

“Është rasti i sekretares së shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Krkaloviq e cila ka qenë udhëheqëse e BIA-së dhe më pas udhëheqëse e Ministrisë, e cila në mënyrë të pashpjegueshme ende as që është marrë në pyetje lidhur me lidhjet e saj me grupet kriminale”, ka deklaruar ai.

Vulin i dyshuari kryesor për krimet në "shtëpinë e tmerrit" në Serbi
Lexo po ashtu Vulin i dyshuari kryesor për krimet në "shtëpinë e tmerrit" në Serbi

Tregimin e vet gjatë intervistës, ai e theksoi edhe më shumë në faktin se grupet kriminale që i krijojnë njerëzit si Krkaloviq dhe disa shërbime të huaja të inteligjencës, për të cilat Trifunoviq, tha se janë kryesisht ruse.

“Pikërisht lidhja e saj me këto shërbime të inteligjencës, është se ajo ende është e ‘mbrojtur’. Këtë e dëshmon edhe më shumë fakti se të gjitha këto arrestime të grupeve kriminale në Serbi i ka nisur agjencia amerikane e njohur si DEA, e cila vepron që t’i shkatërrojë grupet e tilla kriminale, të cilat, në radhë të parë kanë mbështetje ruse”, ka nënvizuar ai. /KP/