LAJMI I FUNDIT:

Tridhjetë vjet nga Rock Aid Armenia

Tridhjetë vjet nga Rock Aid Armenia

Më 7 dhjetor 1988, një tërmet shkatërrues me magnitudën prej 6.8 shkallë të Rihterit, godet Armeninë. Numri i viktimave thuhet se arrinte deri në 50 mijë.

Pas këtij tërmeti, në Britani të Madhe nis aktiviteti humanitar i njohur si Rok Aid Armenia. Qëllimi ishte që përmes muzikës të ndihmohen viktimat e këtij tërmeti.

Në kuadër të këtij aksioni u lansua edhe singli “Smoke on the Water”, i grupit Deep Purple. Kënga e vitit 1972 do të përpunohet nga emrat më të mëdhenj jo vetëm të asaj kohe, të industrisë së rokut: Bryan Adams, Ritchie Blackmore, Bruce Dickinson, Geoff Downes, Keith Emerson, Ian Gillan, David Gilmour, Tony Iommi, Alex Lifeson, Brian May, Paul Rodgers, Chris Squire, Roger Taylor, John Paul Jones dhe Jon Lord.

Më poshtë mund të shikoni të plotë dokumentarin nga incizimet e kësaj kënge. /Telegrafi/