LAJMI I FUNDIT:

Tri vetura digjen në Prishtinë (Foto)

Tri vetura digjen në Prishtinë (Foto)
Foto: Ilustrim

Tri vetura janë djegur rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Ekrem Rexha” në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Policia bën të ditur se veturat e djegura janë të tipit Audi, Mercedes dhe Opel, kurse ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj zjarrvënie.


“Ende nuk dihet se zjarri që i ka përfshirë veturat a ka qenë i qëllimshëm apo aksidental”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, të shtunën për Express.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit.

Raste të veturave të djegura ka pasur edhe më parë në kryeqytet, muaj më parë persona të panjohur i patën djegur veturën gruas së Bajram Gecajt, pastaj edhe asaj të Memli Krasniqit. Për shkaqe dhe motive ende të pazbuluara/Telegrafi/

digjen-veturat-850x545