LAJMI I FUNDIT:

Tri vendet evropiane që mund t’i vizitoni brenda tri sekondash

Tri vendet evropiane që mund t’i vizitoni brenda tri sekondash
(Foto: Getty/T+L)

Nëse dëshironi të vizitoni sa më shumë vende të jetë e mundur, një vend në Evropë do t’ju lejojë të jeni teknikisht në tri shtet njëkohësisht. Edhe pse nuk është e vetmja pikë në botë ku kryqëzohen tre kufij, është trekufiri ndërkombëtar më verior.

Revista Travel and Leisure thekson se në afërsi të Kirunas, qyteti më verior i Suedisë, udhëtarët mund të arrijnë në fshatin e vogël Kilpisjarvi. Atje mund të ecin në Treriksroset, pika ku takohen Suedia, Finlanda dhe Norvegjia.


Udhëtarët mund të ecin përgjatë një shtegu të vogël prej druri drejt një monumenti guri të ngritur për herë të parë në vitin 1897 nga rusët dhe norvegjezët për ta shënuar kufirin. (Në atë kohë, një pjesë e Finlandës ishte në pronësi të Rusisë). Ajo u zëvendësua me gurë të rinj në vitin 1926. Kur të arrini atje, në thelb do të vizitoni tri vende njëherësh.

Alpet Shqiptare në krye të listës së destinacioneve më interesante për t’u vizituar në vitin 2024, sipas National Geographic
Lexo po ashtu Alpet Shqiptare në krye të listës së destinacioneve më interesante për t’u vizituar në vitin 2024, sipas National Geographic

Megjithatë, arritja në këtë pikë nuk është e lehtë. Siç shpjegohet në faqen e turizmit të Kirunas, kur udhëtarët mbërrijnë në Kilpisjarvi, ata mund të zgjedhin të ecin 11 kilometra deri në grykë. Nëse zgjedhin këtë rrugë disi të mundimshme, do të shpërblehen me një shëtitje nëpër Malla, parkun kombëtar më të vjetër të Finlandës.

Faqja e internetit e Kirunas gjithashtu thekson se pasagjerët mund të marrin rrugën e thjeshtë duke hipur në M/S Malla, një udhëtim 45-minutësh me varkë turistike për në Koltaluokta, i disponueshëm nga mesi i verës deri në fund të shtatorit. Nga atje, pasagjerët duhet të ecin vetëm tre kilometrat e mbetura deri në stacionin e fundit. Sa i përket kthimit, anija ndalon dhe pret rreth dy orë.

Ndryshe, regjistri i Kombeve të Bashkuara liston rreth 176 trekufij në mbarë botën. /Telegrafi/