LAJMI I FUNDIT:

Tri ushqimet që e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe që duhet t’i shmangni

Tri ushqimet që e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe që duhet t’i shmangni

Era e keqe e gojës, që në mjekësi njihet si halitosis, besohet se i prek rreth 50% të popullsisë gjatë jetës së tyre.

Ushqimet dhe pijet kanë ndikim të madh në atë se çfarë ere mban goja juaj, transmeton Telegrafi.


Ekspertët tregojnë se disa ushqime kanë më shumë tendenca ta shkaktojnë erën e keqe të gojës sesa disa tjera.

Dr. Harold Katz, dentist, i ka përmendur tri ushqimet që duhet t’i shmangni sepse priren të shkaktojnë erë të keqe.

Ushqimet me shumë erë
Këtu bëhet fjalë për ushqimet si qepët, hudhrat, etj.

Ushqimet me shumë proteina
Ushqimet si mishi, produktet e bulmetit dhe fasulet janë burim i preferuar i ushqimit për bakteret që lidhen me erën e keqe të gojës.

Ushqimet dhe pijet acidike
Domatet, ananasët, frutat citrikë dhe kafja janë në mesin e pijeve/ushqimeve që shkaktojnë erë të keqe të gojës sepse përmbajnë nivele të larta të acideve, të cilat e nxisin bakterin të riprodhohet më shpejt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori