LAJMI I FUNDIT:

Tri taktika që ta detyroni mashkullin t’ju dëgjojë

Tri taktika që ta detyroni mashkullin t’ju dëgjojë

Meshkujt vërtet nuk dinë të dëgjojnë, mirëpo me ndihmën e këtyre taktikave super të thjeshta do t’ju dëgjojnë me vëmendje…

Shmangni pengesat


Kjo nënkupton që të mos i flisni asgjë të rëndësishme derisa ai shkruan porosinë, shikon futboll në TV, apo bën çfarëdo tjetër. Ja përse: ura e komunikimit midis dy hemisferave në trurin e tij është më e vogël në raport me trurin e femrës. Prandaj nuk është në gjendje të përpunojë komunikimin intensiv të informacioneve – që do të thotë që meshkujve multitaskingu më vështirë u shkon për dore, transmeton Telegrafi.

E pyesni për sugjerime

Çdo herë kur filloni bisedën për të kërkuar qëndrimin e tij për temën e caktuar, truri i tij automatikisht shënon atë si diçka të rëndësishme, andaj do t’ju dëgjojë me kujdes. Prandaj thoni: “Më intereson qëndrimi yt për këtë gjë”, dhe pastaj i tregon atë që keni për t’ia thënë.

Kaloni në esencë

Është zbuluar që dëgjimi i vibracioneve të zërit të femrës për meshkujt është kompleks, prandaj ata për këtë përdorin pjesën e trurit e cila shërben për interpretim të muzikës. Përkthimi: patjetër duhet të jeni direkt, pasi ai mbase është i mangët biologjikisht kur është fjala për ta dëgjuar – dhe mirëkuptuar – atë që ju ia thoni. /Telegrafi/