Houssem Aouar është sensacioni më i ri në botën e futbollit dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.

Forma tij e shkëlqyer te Lyoni, ka bërë që një numër i madh i skuadrave evropiane të interesohen për të në këtë edicion.


Liverpool, Manchester City dhe Liverpool, janë vetëm disa nga skuadrat që po tentojnë të transferojnë mesfushorin francez në afatin e verës.

ol 50 me pour aouar les grands clubs europeens s affolent icon winter 26022020121152279435

Sipas The Sun, Pep Guardiola është një admirues i madh i lojës së tij dhe dëshiron të transferojë atë në Etihad Stadium.

Jurgen Klopp në anën tjetër e sheh Aouarin si një zgjidhje afatgjate për mesfushën, pasi nga aty pritet të largohen James Milner e Jordan Henderson.

Mikel Arteta dëshiron që të transformojë Arsenalin në një skuadër me lojtarë më të rinj dhe francezi është pjesë e listës së tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app