LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra për të zvogëluar dhimbjen dhe rritur energjinë

Tri mënyra për të zvogëluar dhimbjen dhe rritur energjinë

Nxehtësia e verës shpesh na lodh dhe nuk na lejon të ndihemi ashtu si do të dëshironim.

Shikoni këto mënyra që mund t’ju ndihmojnë të dukeni dhe të ndjeheni më mirë.

Largoni dhimbjet me shëtitje gjatë kohës së lirë

Të gjithë e dinë që shëtitjet e shpejta kanë shumë përfitime shëndetësore – por askush nuk dëshiron të lodhet dhe djersitet këto ditë. Lajmi i mirë: Mund të ngadalësoni! Studiuesit kanadezë thonë se shëtitjet relaksuese mund të parandalojë dhimbjen e kokës në mënyrë efektive, plus largon ngurtësinë e muskujve dhe dhimbjen me 57 për qind në 20 minuta – dhe deri në 90 për qind nëse shëtisni çdo ditë.

Mpreh fokusin me pak pushim

Puna e oborrit është ndonjëherë e vështirë! Kështu që, nëse keni shpenzuar pjesën më të madhe të kohës tuaj në natyrë për të rregulluar kopshtin, tërhiqni ato doreza kopshtarie dhe trajtojeni veten me një pushim relaksues në verandë. Mjekët e Universitetit të Miçiganit thonë se marrja e 20 minutave pushim për tu shtrirë në karrigen tuaj të preferuar mund të zvogëlojë rrezikun e mjegullës së trurit dhe djegies mendore me 50 për qind.

Ndërtoni imunitet me një sy gjumë

Keni nevojë për më shumë pushim kohët e fundit? Sistemi juaj nervor po punon jashtë orarit për të mbajtur të qëndrueshëm temperaturën tuaj në ditët e nxehta, kjo mund të zvogëlojë prodhimin e valëve energjike të trurit.

Por, të bësh një sy gjumë do të kthejë përsëri aty ku duhet. Për më tepër, trupi juaj prodhon antitrupa që luftojnë virusin gjatë gjumit. Shkencëtarët e Cornell thonë se një sy gjumë rrit prodhimin e këtyre antitrupave me 35 për qind, duke zvogëluar rrezikun tuaj për infeksione virale me 50 për qind. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori