LAJMI I FUNDIT:

Tri marrëveshje në Berlin, Shasha: Kosova fitoi që i besoi Gjermanisë, e jo Ballkanit të Hapur

Tri marrëveshje në Berlin, Shasha: Kosova fitoi që i besoi Gjermanisë, e jo Ballkanit të Hapur

Ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në Berlin për lëvizjen e lirë me karta identiteti mes shtetasve të rajonit, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.

Këtë e bëri të ditur të premten në Berlin, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në kuadër të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.


Këto marrëveshje të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit për drejtorin ekzekutiv të Institutit Epik, Demush Shasha, janë sukses për Kosovën, e cila qëndroi jashtë Ballkanit të Hapur.

Përmes një shkrimi në Facebook, Shasha thotë se Kosova ka pasur urtësinë dhe vizionin kur i ka besuar Procesit të Berlinit dhe lidershipit të Gjermanisë, e jo Ballkanit të Hapur dhe lidershipit të Serbisë.

“Rama donte të na bindte që më mirë është me i besuar Serbisë se Gjermanisë. Rama thoshte vetëm Ballkani i Hapur do të sigurojë lëvizjen e lirë në mes Kosovës dhe Serbisë, por Kosova siguroi lëvizjen e lirë dhe njohjen e letërnjoftimeve nga Serbia pikërisht duke qëndruar jashtë Ballkanit të Hapur”.

“Rama thoshte se vetëm Ballkani i Hapur do të sigurojë lëvizjen e lirë në mes Kosovës dhe Bosnjës, por Kosova siguroi lëvizjen e lirë dhe njohjen e letërnjoftimeve nga Bosnja pikërisht duke qëndruar jashtë Ballkanit të Hapur”.

Sipas tij, dakordimi i sotëm në Berlin është hap i madh që mundëson lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor dhe njohjen reciproke të diplomave universitare, si dhe kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

“Përgëzoj të gjithë spektrin politik në Kosovë të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e aventurës së Ballkanit të Hapur, duke ruajtur konsistencën e Kosovës në qëndrimin tonë se Procesi i Berlinit, nën udhëheqjen e Kancelarit gjerman dhe pjesëmarrje aleatëve të Kosovës, mbetet i vetmi proces rajonal që ka përkrahjen e Kosovës. Tani i gëzojmë frutet e kësaj urtësie dhe vizioni politik”, ka përfunduar Shasha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori