LAJMI I FUNDIT:

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Është paralajmëruar që sot përfundon afati i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuar Amerikës (ShBA) për zgjidhjen e situatës në veri, por ende nuk ka ndonjë veprim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti. Njohësit e politikës vendore Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” dhe Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) kanë thënë se Kurti duhet t’i pranojë kërkesat e ndërkombëtarëve dhe se sipas tyre taktikat e kryeministrit Kurti për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentin e fundit nuk janë të suksesshme.

Demhasaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kryeministri duhet t’i pranoj kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë që ndikojnë në shtensionimin e situatës në veri.


Ai tha se qëndrimi i Kurtit pro ndërkombëtarëve mund të hap edhe mundësi që të mbahen zgjedhje të reja në veri, e që do të kishte përfaqësim legjitim në komunat veriore.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”

“Po ashtu mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj përkrahje nga partnerët ndërkombëtarë sa i përket arrestimit të gjithë kriminelëve që po operojnë vazhdimisht në veri, dhe në njëfarë mënyre janë identifikuar me maska personat e organizuar nga Serbia për të tensionuar situatën. Paralelisht me këtë duhet të marrë garanci nga partnerët ndërkombëtarë që Serbia ka për të filluar të zbatojë marrëveshjet, e jo presioni të bie mbi Kosovën me nenin 7 që lidhet me Asociacionin, por edhe që Serbia të filloj më çështjet që i takojnë asaj”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të veprojë kryeministri Kurti, si në rastin e targave ku në momentin e fundit pranoi të shtyjë afatin kohor? Ai tha: “Është pak e vështirë me lexu Kurtin, për shkak se nëse bazohemi në të kaluarën tek çështja e targave, ai thoshte njëherë që vendimi duhet të zbatohet dhe se nuk i dëgjonte këshillat e partnerëve për ta shtyrë zbatimin e vendimit, por pas një kohe u tërhoq. Kështu që ka gjasa që të tërhiqet dhe t’i pranojë dhe kushtet e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri
Lexo po ashtu Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri

Mirëpo, nëse Kurti nuk i pranon këto kërkesa, Demhasaj tha se: “Veç kanë fillu me sanksione, siç ishte përjashtimi i FSK-së, nga State Defenders 2023, e me shumë gjasë nëse nuk pranohen kërkesat sigurisht që ka me pas sanksione, sidomos nga SHBA që besoj do të jenë gogja të rënda për shtetin e Kosovës”, tha Demhasaj.

Edhe Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) tha se është vështirë të paragjykojë nëse kryeministri do t’i pranojë apo jo kërkesat e ndërkombëtarëve.

Krasniqi vlerësoi se për ofrimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë bashkëpërgjegjës është edhe KFOR-i krahas institucioneve të Kosovës, e siç u shpreh ai prandaj nuk mundet Kosova në asnjë mënyrë që të veprojë njëanshëm.

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) /Foto: Ridvan Slivova/

“Është e vështirë të paragjykojë nëse kryeministri do të pranojë apo jo, pasi është vendimmarrja e tij. Por, mendoj që duhet të adresohen kërkesat e komunitetit ndërkombëtarë për situatën e krijuar, kurse kryeministri duhet të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

Duhet të ketë parasysh që për ofrimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë bashkëpërgjegjës është edhe KFOR-i dhe nuk mundet Kosova në asnjë mënyrë që të veprojë njëanshëm pa ta, pasi mund t’i vë në rrezik edhe vet ata, siç e pamë rastin e lëndimit të 30 ushtarëve të KFOR-it. Kështu që kur merren këto veprime pa koordinim, ka edhe pasoja. Kosova është në një situatë të pafavorshme për të negociuar më tutje dhe të shtyjë afatet të cilat po kërkohen. Kështu që adresimi i kërkesave duhet të bëhet, por gjithmonë duke ruajtur funksionimin kushtetues të institucioneve pa rrezikuar që të shkaktohet defunksionalizimi i sistemit…”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai tha se kryeministri Kurti ka ndjek një qasje tjetër prej paraardhësve të tij.

“Nuk mendoj që është kjo qasja e duhur për të arritur synimet, megjithatë kryeministri ka ndjekur këtë qasje, por që deri më tani është treguar e pasuksesshme. Ai duhet të ndryshojë këtë taktikë pasi nuk po ia arrin qëllimit, përkundrazi po ka efekte negative pasi po del si një palë dekstruktive, e pabesueshme, jo kredibile me negociatat me faktorin ndërkombëtarë dhe në anën tjetër dëmin që ia ka bërë Kosovës në imazhin e saj ku më nuk po duket që është vend atraktiv edhe për investitorët e huaj dhe janë pasojë të cilat nuk do mund t’i rikuperojmë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori