Veçse jemi futur në sezonën ku ballafaqohemi vazhdimisht me prezencën dhe pickimet e mushkonjave.
Padyshim se pickimet nga mushkonjat nuk janë aspak të dëshirueshme dhe shpeshherë sjellin zemërim, ënjtje, acarim të lëkurës, etj., transmeton Telegrafi.
Por, më poshtë i keni tri mënyra shtëpiake se si mund t’i trajtoni pickimet nga mushkonjat.
Trajtimi me mjaltë
Mjalta është substancë e ëmbël e cila përdoret shumë nga entuziastët e ilaçeve shtëpiake sepse ka shumë veti antibakteriale dhe anti pezmatuese.
Mjalta është përdorur me qindra vjet si tretman për fyt të tharë, ënjtje e gërvishtje.
Mjafton ta qitni pak mjaltë në pikën ku ju ka pickuar mushkoja në mënyrë që ta zvogëloni inflamacionin.
Aloe vera
Përveç se mund t’ju shërbejë si dekorim i mirë, aloe vera ka edhe veti antipezmatuese t ë cilat ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe në qetësimin e infeksioneve.
Merrni një copë të kësaj bime dhe aplikojeni në zonën ku është irrituar lëkura juaj.
Soda e bukës
E gjendur thuajse në çdo kuzhinë të mundshme, soda e bukës ka shumë përdorime – nga gatimi i bukës e deri te pastrimi i njollave.
Ndryshe njohur si bikarbonati i sodiumit, soda e bukës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve nga pickimi i mushkonjës.
Përzijeni një lugë gjelle sodë buke me ujë për të krijuar një pastë dhe pastaj aplikojeni në zonën e prekur. Lëreni aty për 10 minuta para se ta pastroni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre