LAJMI I FUNDIT:

Tri formacionet se si mund të luajë Interi nën Antonio Conten në sezonin e ri

Tri formacionet se si mund të luajë Interi nën Antonio Conten në sezonin e ri

Kanë kaluar dhjetë vite kur Interi e ka fituar titullin për herë të fundit në Serie A, derisa në sezonin 2019/20 gjërat pritet të jenë më ndryshme me ardhjen e Antonio Contes.

Që nga koha kur trajner i tyre ishte Jose Mourinho, Nerazzurët nuk kanë arritur ta shijojnë asnjëherë një suksese më të madh, e që në atë vit fituan edhe tripletën.

Por, sezoni i ri mund të jetë më ndryshe me ish-trajnerin e Chelseat, që mund t’i përdor tri skema të ndryshme:

Formacioni i preferuar i italianit (3-4-3)

Me këtë formacion, Antonio Conte la gjurmë në Ligën Premier tri vite më parë, duke e fituar titullin qysh në sezonin e tij të parë.

Ka shanse të mëdha që italiani ta përdor këtë sistem edhe te Interi për ta rikthyer Scudetton në Giusepe Meazza.

Modeli i Juventusit (3-5-2)

Një tjetër formacion i përdorur nga 49-vjeçari te Chelsea, por fillimisht atë e kishte përdorur edhe te Zonja e Vjetër.

Conte e filloi dominimin në Serie A për tri vite radhazi me këtë formacion, andaj kjo mund të jetë zgjedhja e tij e dytë, varësisht performancave të lojtarëve që ka.

Formacioni i futbollit italian (3-1-4-2)

Në kohën e tij si trajner i kombëtares së Italisë, Conte e përdorte në këtë formacion, Leonardo Bonuccin, Giorgio Chiellinin dhe Andrea Barzaglin, për të formuar një mbrojtje të fuqishme.

Te Interi, ai do të ketë lojtar si Skriniar, Godin dhe De Vrij, e që mund të jetë skema e tij e fundit që mund ta provojë, duke ditur se dy të parat janë të preferuarat e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori