LAJMI I FUNDIT:

Katër ditë deri në mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve – subjektet politike aktivizohen me premtime

Katër ditë deri në mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve – subjektet politike aktivizohen me premtime

Kanë mbetur edhe katër ditë deri në mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet të dielën, ndërsa subjektet politike tashmë janë aktivizuar me tubime me qytetarë e duke bërë premtime të shumta.

Në zgjedhjet e së dielës, 14 nëntor, të drejtë vote kanë 1,260,571 qytetarë, kurse gara do të zhvillohet në 21 komuna të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe komunat më të mëdha, si Prishtina, Prizreni, Gjakova.


Subjektet politike ndërkohë kanë edhe tri ditë kohë që të bëjnë fushatë zgjedhore, kurse të shtunën në vend do të jetë heshtje zgjedhore, transmeton Telegrafi.

Sipas hartës që ka publikuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477.

Votimi nga diaspora:

Procesi i votimit përmes postës është duke vazhduar për 21 komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin se deri ditën e martë kanë pranuar mbi 1 mijë e 300 pako të supozuara me fletëvotime.

“Deri në mesditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,376 pako të supozuara me fletëvotime”, ka deklaruar Elezi.

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021.

Fillon fushata për balotazh, liderët në mbështetje të kandidatëve të partive të tyre
Lexo po ashtu Fillon fushata për balotazh, liderët në mbështetje të kandidatëve të partive të tyre

Komunat ku do të mbahet balotazhi:

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën, Drenasin, Kaçanikun, Istogun, Dragashin, Fushë Kosovën, Obiliqin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Junikun, Vitinë, Malishevën, Vushtrrinë, Shtimen, Kllokotin dhe Mamushën.

Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë në garë në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon në raundin e dytë në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh vetëm në Komunën e Malishevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori