LAJMI I FUNDIT:

Tri dekada nga greva e minatorëve të Trepçës, Kavaja: Më lehtë ishte të merrje pushkën e të shkoje në mal, sesa të qëndroje në grevë (Video)

Tri dekada nga greva e minatorëve të Trepçës, Kavaja: Më lehtë ishte të merrje pushkën e të shkoje në mal, sesa të qëndroje në grevë (Video)

Para 30 viteve minatorët e Trepçës ishin ngujuar në minierë dhe kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, për këtë përvjetor kanë folur eksperti i minierave dhe ish drejtori i Minierës së Stan Tërgut, Burhan Kavaja dhe minatori Jahir Sejdiu.


Kavaja ka thënë se më e lehtë do të ishte për minatorët të merrnin pushkët dhe të dilnin në mal se të qëndronin të ngujuar në minierë dhe të përballonin ato kushte.

“Përkundër këtyre kushteve, asnjëri prej minatorëve grevistë nuk ankohej për kushtet”.

Minatori grevist i asaj kohe Jahir Sejdiu ka thënë se në atë kohë vendosmëria e minatorëve për të qëndruar në grevë ishte aq e madhe sa që minatorët grevistë sakrifikonin veten dhe familjen për kauzën që kishin marrë përsipër.

“Ka pasur raste kur i ka vdekur minatorit nëna, dhe ai ka refuzuar të dalë nga miniera, deri sa e kanë marrë minatorët tjerë dhe e kanë nxjerrë me detyrim”.

Nga ana tjetër Burhan Kavaja ka thënë se në bazë të kërkimeve që ishin bërë, askund në botë nuk kishte pasur greva aq të gjata dhe me sakrifica aq të mëdha.

“Kjo vlerësohet si greva më e madhe botërore e minatorëve për çështje politike, pavarësisht se kishte edhe kërkesa sociale, por ishin shumë më të pakta”, deklaroi Kavaja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori