LAJMI I FUNDIT:

Tri bimë që janë ideale për apartament për ata që nuk kanë shumë kohë të kujdesen për to

Tri bimë që janë ideale për apartament për ata që nuk kanë shumë kohë të kujdesen për to
(Foto: Pexels)

Njerëzit shpesh përdorin bimë për t’i dekoruar shtëpitë e tyre. Por, a e dini se disa bimë madje mund ta freskojnë shtëpinë tuaj dhe t’i rezistojnë shkëlqyeshëm nxehtësisë?

Luleshitës me përvojë rekomandojnë tri bimët e mëposhtme, sepse ato janë shumë të lehta për t’u mirëmbajtur.


Pse nuk duhet ta përdorni dheun e kopshtit për bimët në vazo
Lexo po ashtu Pse nuk duhet ta përdorni dheun e kopshtit për bimët në vazo

Aloe vera

Kjo bimë shquhet për vetitë e saja medicinale. Është përdorur në mjekësi dhe kozmetikë për shekuj me radhë. Xheli i aloes përdoret për të trajtuar djegiet, plagët, cikatrikset, aknet dhe ekzemën. Ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë me irritimin dhe skuqjen e lëkurës, ndaj shpesh është një përbërës në kozmetikë.

Aloe vera është një bimë e njohur shtëpie, sepse është në gjendje ta pastrojë ajrin dhe t’i thithë grimcat e dëmshme, dhe është mjaft rezistente dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur, preferon kushtet e thata dhe me diell dhe toleron mirë thatësirën gjatë ditëve të verës. Është ideale për fillestarët në rritjen e luleve, sepse nuk kërkon vëmendje të veçantë.

Ficus Benjamina

Ficus Benjamina është i mirë për fillestarët dhe për ditët e thata të verës në shtëpi, sepse toleron pa probleme temperaturat e larta. Mjafton ta ujitni një herë në javë. Gjethet e kësaj bime veprojnë si rregullues natyral të temperaturës, sepse krijojnë hije dhe një atmosferë të këndshme.

Pse është e rëndësishme t’ua pastroni rregullisht pluhurin bimëve të shtëpisë tuaj?
Lexo po ashtu Pse është e rëndësishme t’ua pastroni rregullisht pluhurin bimëve të shtëpisë tuaj?

Penda indiane

Penda indiane, e njohur si gjuha e vjehrrës, thith dhe ruan lagështinë dhe largon papastërtitë në ajër. Ruan sasi të mëdha uji në gjethet e veta dhe për këtë arsye lëshon shumë lagështi të ftohtë dhe sasi të mëdha oksigjeni që ju mundëson të flini mirë gjatë netëve të skëterrës. Uji i tepërt mund ta shkatërrojë këtë bimë, kështu që ujitja e shpeshtë nuk është e nevojshme. /Telegrafi/