LAJMI I FUNDIT:

Tri arsyet pse Kroacia e meriton të fitojë Kupën e Botës

Tri arsyet pse Kroacia e meriton të fitojë Kupën e Botës
Kroacia (Getty Images)

Faqja zyrtare e FIFA-s ka përpiluar tri arsyet pse Kombëtarja e Kroacisë e meriton të fitojë trofeun e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kampionati Botëror është në fazën finale, pasi fitues i vitit 1998, Franca përgatitet të përballet me finalistët e parë në histori, Kroacinë, në finalen e madhe e cila zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Francë – Kroaci, formacionet e mundshme dhe analiza taktike e finales së madhe
Lexo po ashtu Francë – Kroaci, formacionet e mundshme dhe analiza taktike e finales së madhe

Përpara fillimit të kësaj ndeshje, le të hedhim një vështrim më të afërt se pse ekipi kombëtar kroat meriton të fitojë trofeun e dëshiruar dhe të shkruajë emrat e tyre në librat e historisë së Kroacisë përgjithmonë.

Festa e kroatëve pas arritjes së finales (Getty Images)

1.Një motivim i mrekullueshëm kolektiv dhe maksimal

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka bërë diçka të pabesueshme. Atmosfera në ekip nuk ka qenë kurrë më mirë, diçka që lojtarët kanë thënë në mënyrë të përsëritur.

Ata janë ndjerë si një familje e vërtetë gjatë kësaj Kupe Botërore, duke qenë së bashku për 50 ditë. Lojtarët duken sikur do të vdisnin për njëri-tjetrin në fushë.

Pavarësisht se luajtën në tri ndeshje me radhë në shtesë, ata kanë treguar se dëshira e tyre për të fituar si kolektiv është shumë e lartë.

Kroatët kanë treguar forcë dhe karakter (Getty Images)

2.Forca dhe karakteri mendor

Danimarka, Rusia dhe Anglia – këto ishin tri fitore nga Kroacia, me dy prej tyre që vinin nga penalltitë. Fitoret e Kroacisë vinin nga perspektiva mendore dhe fizike.

Kapiteni Luka Modriç në mënyrë të përsëritur ka thënë: “Ne kemi treguar karakterin tonë”.

Forca e personalitetit të Kroacisë do t’i shërbejë mirë në finale kundër Francës. Çdo ekip fitues i Kupës Botërore gjatë gjithë historisë ka dashur të ketë një sasi të madhe karakteri.

Kroacia ka lojtarë me përvojë të madhe dhe vetëbesim (Getty Images)

3.Përvoja është e barabartë me vetëbesimin

Modric është lider i këtij brezi të madh të Kroacisë. Përveç yllit të Real Madridit, ka edhe yje të tjerë në skuadrën e Dalicit, duke përfshirë lojtarë të Barcelonës, Interit, Juventusit dhe Liverpoolit si Ivan Rakitiç, Mario Mandzukic, Ivan Perisic, Mateo Kovacic dhe Dejan Lovren.

Me një moshë mesatare prej 27 vitesh dhe dhjetë muajsh, Kroacia ka shumë përvojë dhe vetëbesim, pasi pothuajse të gjithë kanë vendin e tyre në 11-shet e para të klubeve të tyre.

Ata janë të gjithë të vetëdijshëm për aftësitë e tyre.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori