LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 bie në Ligën e Parë përkundër fitores ndaj Prishtinës

Trepça ’89 bie në Ligën e Parë përkundër fitores ndaj Prishtinës
photo by: @Shpend Ahmeti

Trepça ’89 ka fituar 2-1 ndaj Prishtinës në ndeshjen e fundit të sezonit 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës, mirëpo nuk ka arritur të qëndrojë nç elitën e futbollit tonë, pasi Ferizaj ia doli të mposhte Dukagjinin me rezultat 2-1.

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen mirë mirë, duke krijuar disa shanse shënimi, mirëpo u mungoi konkretizimi.


Trepça ’89 filloi të këndellej, mirëpo pësuan golin nga mysafirët.

Ishte Leotrim Kryeziu, ai që shënoi për 1-0 në minutën e 39-të të takimit me anë të penalltisë.

Në pjesën e dytë, ishte një dramë e vërtetë, pasi Trepça ’89 shënoi dy gola.

Ishte minuta e 85-të e takimit, kur mitrovicasit shënuan nëpërmjet Nimanit, për të ndezur bashkëlojtarët e tij dhe për të shkuar për golin e epërsisë.

Skuadra nga Mitrovica ia doli të përmbyste rezultatin, duke shënuar me anë të Fazliut në minutën e 90+6-të, por që në fund doli të ishte një fitore e pavlefshme në luftën për mbijetesë.

Vlen të ceket se Prishtina luan edhe në finalen e Kupës së Kosovës me Gjilanin, ndeshje kjo që luhet më 5 qershor dhe mund të sigurojë një vend në Evropë, por që u duhet licencimi nga FFK-ja.

Prishtina e mbyll sezonin në vendin e pestë me 48 pikë, ndërsa Trepça ’89 që ra në Ligën e Parë, ka arkëtuar 40 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori