LAJMI I FUNDIT:

Trendi veror i sezonit: Hije të syve me efekt metalik

Trendi veror i sezonit: Hije të syve me efekt metalik

Shkëlqimi në sy, gjithmonë tërheq vëmendjen dhe e prek dikë në zemër.

Këtë sezon mund të ndihmoheni nga produktet kozmetike, me anë të hijeve metalike, për të vënë shkëndija në sy.

Ky sezon do të fokusohet në sy dhe artistët e grimit nuk ju rekomandojnë të theksoni buzët, transmeton Telegrafi.

Një nga grimerët e syve “smokey” ka krijuar një hije për sy, me efekt metalik. Fal tyre, dukja merr një pamje magnetike, të parezistueshme.

Përmes këtyre, hija e syve merr pamje tjetër në nuanca të ngrohta dhe të ftohta.

Hijet e ngrohta

Hijet e syve me efekt metalik, që kanë nuancë të ngrohtë, duken shumë butë në kapak të syve.

Sikur të mos e kishin atë shkëlqimin e çmendur në dritë, sikur xixëllimë, mund të komplimentohen me grim natyral, me nuanca si pa ngjyrë.

Për të bërë këtë, aplikoni këto hije për sy (zgjidhni ngjyrën që duket sikur mjaltë) në rrethin e poshtëm të kapakut të syve, poshtë këndit të syrit.

Në mënyrë që pamja të mos e humbë natyralitetin, lëni qerpikët pa maskara.

Po qe se doni t’i kombinoni me hijet e ftohta, rezultati mund të dalë shumë i theksuar, falë lojës së kontrastit.

/Telegrafi/