LAJMI I FUNDIT:

Trendafilova pret që gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë deri në fillim të vitit të ardhshëm

Trendafilova pret që gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë deri në fillim të vitit të ardhshëm

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova pret që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Kransiqi, të nisë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2023.

Ajo ka thënë se gjykatësi i procedurës paraprake po punon intensivisht në këtë çështje që sipas saj është voluminoze.


Për këtë dhe proceset e tjera në Dhomat Specializuara, Trendafilova ka folur në një bisedë me shoqërinë civile dhe mediat, të zhvilluar online.

Lidhur me rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo tha se lënda është shumë voluminoze por sipas saj gjyqtari po e trajton çështjen në mënyrë të paanshme.

“Është e pritshme që në një rast të tillë që deri në fund të këtij viti dhe më së voni në fillim të vitit të ardhshëm do të fillohet procedura sepse gjyqtarët janë marrë me shqyrtimin e gjithë dokumenteve të rëndësishme të rastit…

Gjyqtari i procedurës paraprake është duke punuar në çdo moment, duke angazhuar edhe festat e pushimit, bashkë me një ekip shumë të përkushtuar por rasti është shumë voluminoz, këtë nuk po e themi arsyetim por ky është fakt dhe këtë duhet ta komunikojmë. Gjyqtarët janë shumë kërkues, kërkojnë shumë që të njohin çdo aspekt të materialeve, të provave, dhe respektojnë në mënyrë të rreptë çdo afat kohor”, ka thënë ajo, raporton KP.

Trendafilova ka thënë se deri tani nuk është në dijeni nëse Prokurori i Specializuar do të ngritë aktakuza të reja.

“Nuk e di se cilat janë intencat e prokuronit, ajo që prokurorët bëjnë nëse e hetojnë ndonjë krim të lidhur me ngjarjet ose njerëzit e tjerë që gjëja kanë kryer krime që bien në mandatin tonë dhe juridiksionin tonë, kjo është diçka që unë nuk e di, prokurori do të më njoftojë para se të dalë me ndonjë kërkesë për konfirmim të aktakuzë në mënyrë që unë të vë njoftimin dhe unë e caktoj edhe unë e caktoj edhe gjykatësin e procedurës paraprake. Natyrisht nëse kjo ndodh brenda një periudhë të caktuar kohore, aktivitete të tilla mund të jenë konfidenciale por deri më tani mund të ju them që nuk ka asgjë nuk di asgjë”, ka thënë ajo.

Takimi i kryetares së Speciales u zhvillua online pasi Partia Socialdemokrate paralajmëroi protestë për të kundërshtuar vizitën e saj.

Megjithatë, ajo ka thënë se nuk është ndjerë e kërcënuar për sigurinë e saj personale dhe nuk e ka përjashtuar një tjetër vizitë në Kosovë.

“Është e vërtetë që arsyeja kryesore e vizitës sime për të takuar gazetarë, kolegë apo pjesëtarë nga shoqëria civile dhe të flas hapur lidhur me mandatin e punës sonë, kjo ka qenë arsyeja, nuk ka kurrfarë kundërshtimi njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, edhe ne kemi të drejtën të mos përfshihemi në çfarëdo diskutimi politik.

Ne nuk jemi politikanë, e kam thënë këtë shumë herë dhe do ta them vazhdimisht që gjyqtarët e një institucioni gjyqësor dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale nuk përfshihen në politikë, nuk diskutojnë për politikë dhe nuk jemi të gatshëm të hyjmë në çfarëdo diskutimi politik, dhe në mënyrë të shmangim çfarëdo zhvillimi të pakëndshëm kemi vendosur që ta bëjmë këtë takim përmes internetit”, ka thënë ajo.

Trendafilova ka thënë se Gjykata Speciale do të përmbush mandatin e saj dhe nuk do të përfshihet në çështje politike.

“Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar janë organe plotësisht të pavarura nga njëra tjetra dhe jemi marrë vetëm me përgjegjësinë individuale dhe jo përgjegjësi të organizatave. Siç shihni Dhomat e Specializuara fokusohen vetëm në mandatin e vet.

Kam parë në media që ka kritika sa i përket punës së gjykatës dhe gjithashtu ka njerëz që nuk besojnë në mandatin e Dhomave të Specializuara si gjykatë ne nuk merremi me vendime politike, nuk angazhohemi në argumente për çështjen e rasteve që tashmë janë trajtuar nga gjyqtarët, duhet ta përmbushim mandatin tonë sipas kushtetutës dhe ligjit për Dhomat e Specializuar duke siguruar procedura që drejta, të pavarura dhe të paanshme. Vendimet dhe aktgjykimit në raste do të flasin vet”, ka thënë ajo.

Derisa në Kosovë është diskutuar nevoja për krijimin e një mekanizmi të pavarur që do të mbikëqyrke punën e Gjykatës Speciale, Trendafilova ka thënë se gjyqtarët nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit që vjen nga ekzekutivi apo legjislativi i një qeverie.

“Ne jemi gjykatë e cila bazohet në sundimin e ligjit dhe e dimë se sundimi i ligjit në çfarëdo shteti demokratik, në çfarëdo shoqërie demokratike obligon pavarësi të plotë absolute dhe paanshmëri kur gjyqtarët kryejnë punën e tyre.

Kjo do të thotë se gjyqtarët nuk mund t’i nënshtrohen çfarëdo mbikëqyrje, çfarëdo kontrolli që vjen nga ekzekutivi apo legjislativi i një qeverie.

Unë do t’i referohem nenit të kushtetutës, paragrafit 10 dhe 10 posaçërisht, kjo është shndërruar në marrëveshje ndërkombëtare pas miratimit, ajo që është dakorduar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian është se Gjykata Speciale dhe gjyqtarët e saj do të emërohen dhe mbikëqyren vetëm siç cek dispozita 162 e kushtetutës dhe ligjit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Trendafilova.

Ndërsa lidhur me rezolutën e miratuar në Parlamentin e Shqipërisë, ajo ka thënë se nuk e di sa çfarëdo të ndodh dhe nuk ka njohuri rreth kësaj.

Takimi i fizik i kryetares së Gjykatës Speciale me shoqërinë civile dhe mediat i planifikuar të mbahet në Gjilan, është anuluar mbrëmjen e së martës nga vet Dhomat e Specializuara duke përmendur si arsye protestën e paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori