Legjenda thotë se rajoni nëntropikal i Trekëndëshit të Bermudës në Atlantikun e Veriut është vend i qindra fatkeqësive tragjike dhe të pashpjeguara.
Historitë që rrethojnë zhdukjen fatkeqe të avionëve dhe anijeve në zonën mes Majemit, Bermudës dhe Porto Rikos shpesh herë përqendrohen tek e mbinatyrshmja.
Ka rrëfime plot fantazi që flasin për shkëputje në hapësirë-kohë që përthithin udhëtarë dhe anijet e tyre, apo që zona është e mallkuar prej shpirtrave të skllevërve afrikanë. Disa teori madje thonë se alienët mund të jenë përgjegjës për ngjarjet e frikshme.
Megjithatë, e vërteta është shumë më pak paranormale.
Themelet e këtij miti i përkasin kohës së Kristofor Kolombit, i cili raportoi se kish parë një flakë të madhe (me gjasë një meteor) që ra në oqean, teksa ai lundronte përmes trekëndëshit gjatë udhëtimit të tij për në Botën e Re. Më vonë në shekullin 20, anija e mallrave Cyclops humbi në Trekëndëshin e Bermudës, bashkë me 300 njerëz që kishte në bord. Nuk u gjet asgjë as nga anija as nga ekuipazhi, dhe as nuk ishte lëshuar një sinjal alarmi, pavarësisht se anija i kishte të gjitha pajisjet.
Një prej ngjarjeve më misterioze që nga ajo kohë kish të bënte me anijen e vogël Witchcraft. Në dhjetor 1967, Witchcraft goditi diçka në dukje të lehtë 1.6 km larg bregut. Me qetësi, kapiteni me përvojë Dan Burack, tha se duhej të rimorkoheshin por se nuk kishte emergjencë dhe lëshoi një sinjal për të treguar vendndodhjen e tij. Ndihma erdhi për më pak se 20 minuta, por anija nuk gjendej askund, as kapiteni apo ekuipazhi. Burack ishte një detar shumë me përvojë dhe i matur dhe kishte vendosur një pajisje për ta bërë anijen e tij praktikisht të pafundosëshme, me qëllim që edhe nëse ndahej, një pjesë e saj do rrinte mbi ujë. Prapëseprapë, asnjë gjurmë nuk u gjet pavarësisht se u kërkua kudo.
ka me dhjetëra histori të tjera, të ngulitura në folklor, edhe më me fantazi të pasur. Por statistikisht nuk ka patur më aksidente në zonë. Kjo nuk do të thotë se Trekëndëshi i Bermudës është zona ujore më e sigurtë. Dihet se stuhitë, shkëmbinjtë nënujorë dhe Rryma e Gjirit mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha në lundrim, por këto ngjarje misterioze janë më shumë prej trafikut shumë të shpeshtë, gabimeve njerëzore dhe motit të keq, plus edhe publicitetit të madh që u është bërë aksidenteve në këtë zonë. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe