Në Kosovë janë të regjistruara më shumë se 160 mijë ndërmarrje. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, sipas shifrave zyrtare, janë regjistruar 2,556 biznese të reja.
Edhe gjatë kësaj periudhe aktiviteti ekonomik më i preferuar për afaristët mbetet tregtia me 722 ndërmarrje, pasuar nga prodhimi 316 dhe ndërtimtaria me 266 ndërmarrje të reja.
Numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave është në Prishtinë dhe Ferizaj.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq, tregojnë angazhimet që përveç tregtisë afaristët kosovarë të kenë mundësi të orientohen edhe nga prodhimi dhe sektorët tjerë.
Pronari i disa kompanive të mëdha tregtare në vend, tashmë këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Gazmend Abrashi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ekonomia e Kosovës ka mbetur mbrapa krahasuar me vendet e rajonit, për shkak të luftës së fundit në Kosovë.
Kurse, më pas, vijon ai, afaristët janë orientuar kah tregtia për shkak të kushteve më të lehta për operim dhe përfitim.
Për sektorin e prodhimit, si problem kryesor ai përmend çmimin e lartë të energjisë elektrike, por edhe marrëveshjet për tregti të lirë që ka nënshkruar Kosova me vendet e rajonit.
“Derisa Kosova, pas luftës është marrë me rikuperimin e amvisërive dhe shtëpive, të tjerët kanë ecur përpara dhe si rezultat i kësaj, prodhimi në Kosovë ka mbetur mbrapa, sepse ka qenë jokonkurrent.Dhe, [prodhimi] vazhdon të jetë jokonkurrent, për shkak se energjia elektrike është burimi kryesor i energjisë, i cili është shumë më i shtrenjtë për dallim nga shtetet e rajonit që janë të kyçura në furnizim me gaz, i cili sot është 54 për qind më i lirë”.
“Edhe vetë Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA, që e liberalizon tregtinë e lirë, u ka lënë qasje dhe mundësi shteteve të rajonit që ta përdorin shtetin e Kosovës si treg ku mund t’i plasojnë produktet e veta”, ka thënë Abrashi.
Ndërkaq, përfaqësues të komunitetit të biznesit theksojnë se në tregun e Kosovës duhet të dominojë sektori i prodhimit dhe jo tregtia.
Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Fadil Hoxha, thotë se duke marrë parasysh se Kosova ka përqindjen më të lartë popullatës me të rinj, njëherësh edhe të papunësuar, autoritetet kompetente në vend duhet të krijojnë ambient që të rinjtë të fokusohen te sektori i prodhimit.
“Në Kosovë ka ardhur koha për sektorin e prodhimit. Qasja në teknologji dhe qasja në tregun e Evropës përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) është shumë e lehtë dhe besoj se kjo është perspektiva më e mirë për vendin tonë. Kjo sepse tregtia është një vlerë shumë e shkurtër shërbyese, kurse prodhimi krijon efekte zinxhir në ekonominë e përgjithshme të vendit dhe konsiderohet domosdoshmëri e vendit tonë”, ka vlerësuar Hoxha.
Por, Gazmend Abrashi, i cili është edhe koordinator për Ballkanin Perëndimor në Qeverinë e Kosovës, ka treguar për masat që ekzekutivi është duke ndërmarrë me qëllim të krijimit të mundësive për të investuar në kapacitete prodhuese.
“Qeveria e Kosovës së shpejti do të vijë me një pako, e cila ofron mundësi për investitorët e huaj dhe ata vendorë, që të investojnë në kapacitete prodhuese, duke shqyrtuar mundësinë për të dhënë tokën në shfrytëzim deri në 99 vjet pa kompensim. Gjithnjë nëse e kanë një projekt, me të cilin neve do të na bindin që atë prodhim ta plasojnë në tregun e Kosovës dhe jashtë, njëherësh të punësojnë numër të madh të qytetarëve“, ka shpjeguar Abrashi.
Ndryshe, për shkak të industrisë së dobët të prodhimit në Kosovë, eksporti i produkteve “Made in Kosova” në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, kap vlerën e mbi 300 milionë eurove, kurse importi i produkteve të huaja në vend arrin rreth 3 miliardë euro në vit. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre