LAJMI I FUNDIT:

Tregtia e jashtme kineze për katër muaj rritet rreth 9%

Tregtia e jashtme kineze për katër muaj rritet rreth 9%

Të dhënat nga doganat kineze tregojnë se tregtia e mallrave arriti në mbi 1.2 trilionë euro në katër mujorin e parë të vitit, një rritje afro 9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave, vlera e përgjithshme e eksporteve arriti në mbi 635 miliardë euro, një rritje 6.4 për qind, ndërsa importet kapën vlerën e 570 miliardë eurove po këtë periudhë, një rritje prej rreth 12 për qind.


Sipas statistikave zyrtare, përcjell Telegrafi, në katër muajt e parë të vitit është parë një shtim i prezencës së kompanive private kineze në tregtinë e jashtme.

Vlera e përgjithshme e import-eksportit të kompanive private arriti në mbi 460 miliardë dollarëve, një rritje prej 12 për qind.

Pas këtyre të dhënave të reja, ministria e Tregtisë e Kinës publikoi një raport në të cilin thuhet se zhvillimi i tregtisë së jashtme pritet që të stabilizohet dhe përmirësohet këtë vit, pavarësisht nga sfidat. /Telegrafi/