LAJMI I FUNDIT:

Tregtarët ankohen për punimet e ngadalta në Bit Pazar të Shkupit

Tregtarët ankohen për punimet e ngadalta në Bit Pazar të Shkupit

Ritmi i punimeve në Bit Pazar po ecën shumë ngadalë, thonë tregtarët. Sipas tyre edhe pse janë tejkaluar të gjitha afatet e caktuara për përfundimin e punimeve, të njëjtat vazhdojnë akoma. Shitësit në tregun e Bit Pazarit kërkojnë më shumë azhuritet nga ana e kompanisë që merret me punimet, që të njëjtat të përfundojnë sepse tregu është i frekuentuar nga shumë qytetarë .

“Varet kë e kanë larguar, ata që atje e kanë pasur vendin për të shitur sigurisht që ju pengon. Ne që kemi qenë këtu nuk na pengon. Ndonjërin prej aty e kanë larguar edhe e kanë nxjerrë në vend tjetër normalisht që pengon. Nuk e di se deri kur duhet të ndërtohet, të bëhet nuk besoj, vetëm një gjë e di, puna po shkon shumë ngadalë, është paraparë që të përfundojë për 5 muaj, deri më tani ka kaluar më shumë kohë se kaq”, theksojnë tregtarët.


Nga ana tjetër qytetarët edhe pse janë dakord që punimet në Bit Pazar po ecin me ritëm të ngadaltë, atyre nuk ju pengon në kryerjen e obligimeve që kanë në treg. Ata gjithsesi mbështesin kërkesën e tregtarëve që tregu të përfundojë më shpejt, pasi është në të mire edhe të vetë shitësve por edhe të qytetarëve.

“Neve asnjëherë nuk na ka penguar asgjë nëse punohet siç duhet. Nuk është ai plan që ka qenë i propozuar, plani ka ndryshuar ka qenë që të ndërtohet tregu në dy kate me garazh, gjithçka ka ndryshuar. Punimet nuk na pengojnë, normalisht se kur do të ndërtohet do bëhet shumë më mirë por kur do bëhet nuk e dihet”, u shprehën qytetarët.

Projekti i ndërtimit të Bit Pazarit parashikon mbulim të plotë të tregut , vendosjen e 1000 tendave të reja, restaurim të plotë të infrastrukturës ujësjellësit dhe kanalizimit, sigurim të një sipërfaqeje parkimi me një kapacitet prej 230 automjeteve dhe ndërtimin e ambienteve të reja të biznesit me një sipërfaqe prej 600 metrash katror.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori