LAJMI I FUNDIT:

Tregjet financiare të qëndrueshme edhe pas bombardimeve në Siri

Tregjet financiare të qëndrueshme edhe pas bombardimeve në Siri

Shumica e tregjeve në Lindjen e Mesme janë përshpejtuar ditën e diel, ndërkohë që rreziku i përballjes ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Siri është zbutur. Indeksi i kapitalit në Dubai u rrit me normën më të lartë që prej muajit korrik të vitit të kaluar dhe 98 për qind e kompanive në indeksin e Arabisë Saudite patën performancë të fortë.

Gjithashtu, aksionet e kompanive në Abu Dhabi patën rritje me më shumë se 1.3 për qind, duke bërë që indeksi i këtij vendi të rritet në nivelin më të lartë që prej gushtit 2015. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca sulmuan pika të konsideruara të rëndësishme për regjimin e Bashar al-Assad në Siri, sidomos sa i përket prodhimit të armëve kimike dhe Arabia Saudite deklaroi se do të marrë pjesë në aleancën amerikane nëse do të duhet.


Investitorët patën dy ditë kohë për të reflektuar mbi sulmin dhe sipas analistëve, ndodhia e fundit nuk ishte një faktor që do të nxiste shitjet në tregje. Tregjet e Arabisë ranë në nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit të kaluar, pas komenteve të Donald Trump në Twitter se sulmi në Siri është i pashmangshëm.

Indeksi i Dubait u rrit me 1.7 për qind, me Bankën Islame të Dubait që kryesoi me 2.8 për qind rritje. Indeksi ADX i Abu Dhabit u rrit me 1.2 për qind, gjithashtu aksionet në Egjipt dhe Katar patën performancë pozitive. /Telegrafi/