LAJMI I FUNDIT:

TREGIME QË TREGOHEN NATËN

TREGIME QË TREGOHEN NATËN

Poezi nga: Gary Snyder
Përktheu: Fadil Bajraj

Te indigjenët e Kalifornisë dimri ishte kohë për tregime


Dje shumicën e ditës kam punuar në një prishje të sistemit të ngrohjes në shtëpi.
Gjeneratori nr. 1. Gjeneratori nr.2. Gjeneratori i vjetër nr. 3,
disa akumulatorë, inverteri i madh Trace – panelet solare –
të gjitha kishin ndalur së punuari – mëngjes i hershëm i ftohtë në terr –
kthim në ditët e kaluara, llambë vajguri – qirinj – stufa me dru gjithmonë punon –
gjeneratori rezervë Honda nr.3, mos janë prishur qarqet? Apo është prishur inverteri nga
i cili fillon mbushja?

Gjeneratori i madh i gjelbër Onan – furnizohet me propan – nuk mund ta ndizja –
(një herë doli se ishte bllokuar pastruesi i ajrit: pikat e naftës kishin mbyllur valvulat
thellë brenda.)

(Mundohem të kujtoj se çdo makineri mund të riparohet – ama duhet të jesh i gatshëm të heqësh dorë nga planet që i ke bërë për atë ditë – duhet t’i konsulltosh udhëzuesit – t’i thërrasësh miqtë
që kanë haber për atë punë – të përgatisësh çaj – të relaksohesh me aletet dhe problemet tua,
dhe të fillosh ta shijosh ditën.)

Pesëmbëdhjetë vitet e para, jetuam këtu me llamba vajguri, Çatia e rëndë e qeramidheve në
hijen e një lisi të zi që daton që nga koha e indigjenëve;

Cheri, mike e vjetër dhe partnere e Siegfriedit, do të duhej në çdo çast të arrinte me kamionin nëntë tonësh të ngarkuar me gurë të grimcuar. Për çdo dimër balta e gëlltit zhavorrin, dhe për shkak shirave të dimrit dhe shkrirjes së borës disa rrugë të vështira duhet të mirëmbahen rregullisht. Dhe
po ashtu duhet të ndreqen.

Në vitin 1962 bashkë me Joannën i rashë kryq e tërthor ishullit Kyushu, dhe e vizitova Hiroshimën. Rrugët e ngarkuara dhe shumë kafene, pemë gjethesh jeshile dhe kopshte,një vend plot gjallëri.
Por në malin Aso, në qendër të ishullit një kalderë e madhe, krater në diametër prej 30 miljesh,
aty pashë vizitorë nga Nagasaki me fytyra të shtrembëruara, të ndritura, me mbresa e të djegura të mbijetuara nga ato ditë. Pastaj e lexova Genin e zbathur.

Çfarë më zgjoi interesimin për Bombë ishte fuqia e tepërt.
Dhe pastaj tundimi për të qenë … i pari.

Për të qenë “Sundimtar i Botës”.
Ende për t’u bërë. Duhet të heqim dorë nga kjo vaki, ose ashtu do të përfundojmë.

Unë kurrë nuk mund të jem mysliman, i krishterë apo hebre sepse Dhjetë
Urdhëresat nuk i plotësojnë udhëzimet morale. Thënia biblike “Mos vrisni”
i lë jashtë mbretëritë e tjera të jetës.

Pse është kështu? Çka kujtojnë ata, çfarë lloj bote është kjo?
Në të cilën nuk ka vend për brirthë përpëlitës ose penda të vogla, gjemba,
qafa veshtullore – sy që shkëlqejnë natën – gjurmë putrash në borë.

Dhe ajo kërkesa tjetër, nuk mund të kesh “asnjë zot tjetër përveç meje” –
ky shqetësim i thellë për pushtet, kjo xhelozi dhe zili,
çfarë lloj zoti është ai?
i shqetësuar gjatë gjithë kohës?
Shumë zota të vegjël po presin të fillojnë praktikën e tyre dhe të kuptojnë me tamam
se kush janë.

Në pjesën veriore të Indisë, në shekullin e katërt, një mësuese tantrike budiste
kishte thënë: “Ai Zoti në perëndim i quajtur Jahve, ai përnjëmend është dikushi. Ama,
fatkeqësisht, ai marrëzisht beson se vetë ai është
Krijuesi i botës.”
Deluzioni është ai që mund t’ju kushtojë shumë.

Por t’i kthehemi energjisë. Do ta ndreq Onanin, do të heq dorë nga gjeneratori nr. 3, nuk ka
më hair prej tij, ndërsa herën tjetër gjeneratori rezervë do të ketë bazament hekuri dhe ftohje
me ujë dhe garanci afatgjate – do të shtoj edhe më shumë panele solare –

Banorët e vjetër këtu në shtëpizat e ngrohta prej dheu 30 këmbë matanë
kanë djegur bujashka rrëshinore të pishës në vend të qirinjve,
nga dimri në dimër me shekuj –
të mbledhur rreth zjarrit me aromën rrëshinore të bujashkave që digjeshin –

nuk kishin nevojë për shumë dritë për tregime gjatë natës.

III.09

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

Poezi
Realizmi magjik

Realizmi magjik

Analiza
Kalo në kategori