LAJMI I FUNDIT:

Tre refugjatë janë lënduar në një zjarr në Selanik

Tre refugjatë janë lënduar në një zjarr në Selanik

Tre refugjatë sirianë janë lënduar në një zjarr i cili shpërtheu sot në kampin e refugjatëve Oreokastro në afërsi të Selanikut.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, në zjarr janë lënduar një djalë tetëvjeçar dhe motra e tij shtatëvjeçare, të cilët janë hospitalizuar, ndërsa nëna e tyre ka djegie më të lehta.


Zjarri ka shpërthyer në tendën e tyre rreth orës pesë sipas kohës lokale (orës katër sipas kohës së mesme evropiane).