LAJMI I FUNDIT:

Tre kosovarë mund të ekstradohen në SHBA

Tre kosovarë mund të ekstradohen në SHBA

Në Kosovë janë tre persona të cilët kërkohen në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Washington dhe të cilët dyshohet se mund të paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradim. Marrëveshja, sipas presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, garanton që kriminelët do të vihen para drejtësisë. Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, po ashtu nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, e ka cilësuar atë si një ngjarje historike duke thënë se Kosova dhe SHBA-të zotohen se nuk do të bëhen strehë për kriminelët.


Në Ministrinë e Drejtësisë kanë shpjeguar se procedurat për ekstradim nisin me “arrestimin e personave të kërkuar dhe më pastaj dorëzohet kërkesa për ekstradim dhe e njëjta shqyrtohet nga organet gjyqësore lidhur me ekstradimin e personit apo jo”.

Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale ndërkombëtare, ka shpjeguar se në Kushtetutën e Kosovës ka parime që shtetasit e Kosovës, nëse kanë kryerje ndonjë vepre penale në një shtet, nuk dorëzohen te autoritetet e atij shteti, por me marrëveshjet ndërkombëtare mund të ketë përjashtime.

“Në rastet kur një qytetar i Kosovës kërkohet nga SHBA-të, gjykata e trajton atë kërkesë dhe nëse i plotëson kushtet, të njëjtën kërkesë ia delegon Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë është organi shtetëror i cili vendos definitivisht a do të dorëzohet apo jo. Ky është një sistem i përzier administrativ i ekstradimit të një personi që ka kryer vepër penale në shtetin tjetër”, ka shpjeguar Salihu.

Marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe SHBA-së parasheh edhe ngritjen e aftësive profesionale të prokurorëve dhe gjykatësve për të qenë sa më efikas në ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve.

Juristi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të kalojnë disa procedura sidomos në SHBA, për të ardhur deri te fillimi i zbatimit i saj.

“Në bazë të praktikave me shtete të ndryshme që ka bërë Amerika, marrëveshje të tilla i marrin kohë Senatit një vit derisa ta japë pëlqimin dhe të vlerësojë a është në pajtim me ligjin e brendshëm. Në momentin që jepet pëlqimi, atëherë presidenti i SHBA-së e ratifikon këtë marrëveshje dhe pastaj në momentin e ratifikimit dërgohet në Kosovë. Në momentin që bëhet shkëmbimi i këtyre shkresave, marrëveshja është në fuqi dhe mund të zbatohet në praktikë”, tha Miftari.

Byroja Federale të Hetimeve dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në muajin e kaluar kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që “ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e forenzikës”. Siç është thënë, me atë memorandum, Kosova do të përfitojë nga ekspertiza e SHBA-ve në luftimin e krimeve të rënda, përfshirë edhe terrorizmin.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori