LAJMI I FUNDIT:

Tre gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë

Tre gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë

Kur flitet për gjarpërinjtë më helmues në botë, nuk është çudi nëse shumicës i vjen në mendje kobra apo mamba e zezë.

Por, faktikisht, ndonëse kobra dhe mamba janë gjarpërinj tejet helmues, tre gjarpërinjtë më helmues në botë janë tjerë.


Telegrafi ju sjell listën e këtyre gjarpërinjve:

Gjarpri i Detit Belcher

Ky është gjarpri më helmues në botë, vetëm pak miligramë të helmit të këtij gjarpri mjaftojnë për t’i vrarë 1,000 persona.

Por, vlen të ceket se vetëm ¼ e kafshimeve përmbajnë helm dhe këta gjarpërinj nuk janë shumë agresivë.

Viktimat e këtij llojit të gjarprit janë kryesisht peshkatarët.

Gjarpri i Egër ose Taipani

Ky gjarpër ka helmin më toksik nga të gjithë gjarpërinjtë tokësor në botë. Një kafshim i këtij gjarpri mund t’i përmbajë rreth 110mg helm, që mjaftojnë për t’i vrarë 100 persona apo 250,000 minj.

Përndryshe, ky gjarpër ka 50 fish më shumë helm sesa kobra.

Megjithatë, fatmirësisht Taipani nuk është agresiv dhe rrallëherë ballafaqohet me njerëzit.

Gjarpri i Kaftë Lindor

Mjaftojnë shumë pak miligramë të helmit të këtij gjarpri për ta vrarë një njeri të rritur. Më së shpeshti gjendet në Australi, ndërkaq karakterizohet me shpejtësinë që ka dhe mund të jetë agresivë.

Përndryshe, ky gjarpër edhe mund t’i ndjekë sulmuesit dhe t’i sulmojë vazhdimisht.

Gjarpri i Kaftë Lindor reagon vetëm ndaj gjërave që lëvizin, prandaj, nëse hasni në të, më së miri është të qëndroni pa lëvizur derisa të largohet. /Telegrafi/