Trazira në burgjet e Ekuadorit, dhjetëra të vdekur – 18 të burgosur u gjetën të masakruar
Numri i të vdekurve nga trazirat në katër burgje të Ekuadorit të mërkurën është rritur në 79, duke përfshirë 18 të burgosur që u gjetën të masakruar në një vend, një nga shpërthimet më të përgjakshme të dhunës në burg në historinë e vendit.
Por edhe ndërsa autoritetet thanë se kishin rifituar kontrollin pas trazirave fillestare, kreu i policisë kombëtare të Ekuadorit shkroi në Twitter të mërkurën në mbrëmje se një kryengritje e re në burgun e Guayaquil ishte në proces, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Policia dhe trupat ishin vendosur në qendrat e paraburgimit në qytetet Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga, ku bandat luftuan të martën me “armë të punuar me dorë” në atë që autoritetet thanë se ishte një shpërthim i koordinuar dhune.
Disa nga konfrontimet e së martës u zhvilluan në zonat e sigurisë maksimale të burgjeve Guayaquil dhe Cuenca.
Autoriteti i burgut SNAI tha se të gjithë ata që u vranë në trazirat ishin të burgosur, me raportet e para që përmendnin 50 të vdekur, përpara se të rriteshin në 62 dhe në 79 në raportin e fundit.
Dhjetëra të burgosur dhe polici të tjerë u plagosën, sipas të dhënave zyrtare.
Zyra e prokurorit të Ekuadorit hapi një hetim mbi trazirat, duke thënë në një deklaratë se kishte gjetur 18 trupa “të copëtuar” në një nga burgjet.
Ndërkohë familjarët e të burgosurve mbetën jashtë burgjeve të mërkurën duke shpresuar për informacione në lidhje me të dashurit e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251