LAJMI I FUNDIT:

Travis Pastrana bëri një shfaqje fantastike me Subarun në Florida

Travis Pastrana bëri një shfaqje fantastike me Subarun në Florida

Subaru Family Huckster është më në fund gati për garën në Gymkhana 2022, ku legjendari Travis Pastrana doli në rrugët e Floridës dhe bëri një tjetër shfaqje spektakolare.

Aksioni fillon me Pastrana që pushon në plazh, dhe më pas futet në një veturë të quajtur Subaru Family Huckster, e cila prodhon 862 kuaj/fuqi.

Pas kësaj, ai lë plazhin me rërë dhe del në rrugë, dhe në një nga shout e parë – hidhet mbi një autostradë sikur të ishte asgjë.

Pas kësaj, ai drejton veturën mbi një urë të gjatë duke arritur një shpejtësi prej 266 km/h, ndërsa në kornizë shfaqet edhe një helikopter.

Ajo shpejtësi i duhej për një kërcim të madh falë të cilit “fluturoi” gjithë gjatësinë e urës. Ulja ishte “e vështirë” dhe “hunda” e veturës duket se ka pësuar dëmtime.

Family Huckster duket si një Subaru GL i viteve 1980, por në fakt është shumë më tepër se kaq.

Pastrana madje mund të aktivizojë elementë aerodinamikë kur ka nevojë për forcë shtesë. Vetura fuqizohet nga një motor prej 2.3 litrash që zhvillon 862 kuaj/fuqi. /Telegrafi/