Travis Barker thuhet se është shtruar në spital për pankreatit.

Gjendja, një inflamacion i pankreasit, përfshin simptoma të tilla si të vjella, ethe, presion të ulët të gjakut, rrahje të shpejtë të zemrës dhe dhimbje të forta stomaku.

Burime të shumta thanë për TMZ të mërkurën se shtrimi në spital i rokerit të martën ishte rezultat i pankreatitit.

Është vërë në dukje se mjekët dyshojnë se është shkaktuar nga një kolonoskopi.

Një burim i tha gjithashtu Entertainment Tonight se, “Travis ishte i sëmurë dhe kishte dhimbje të forta në bark, dhe kjo e shqetësonte vërtet atë dhe Kourtney. Ata thirrën 911 dhe ai u dërgua me urgjencë në spital. Pasi foli me Travis dhe kreu disa teste, mjekët tha se Travis vuan nga pankreatiti”.

Travis Barker shtrohet me urgjencë në një spital në Los Angeles Travis Barker shtrohet me urgjencë në një spital në Los Angeles

Barker u shtrua në spital të martën dhe Kardashian, 43 vjeçare, ishte pranë tij.

Travis dhe Kourtney (Foto: Getty Images)

Gazeta zbuloi se bateristi i “Blink 182” u dërgua në spitalin West Hills për një problem që dukej serioz.

Barker dhe Kardashian së fundmi u martuan në një dasmë luksoze në Portofino të Italisë me familjen dhe miqtë.

Më 15 maj, dyshja u martuan ligjërisht në Kaliforni. /Telegrafi/