LAJMI I FUNDIT:

Transparenca financiare, Maqedonia radhitet e fundit (Video)

Transparenca financiare, Maqedonia radhitet e fundit (Video)

Sipas Buxhetit të Hapur për Hulumtime (BHH), Maqedonia është ranguar në vendet me transparencë më të ulët të buxhetit në botë. Në hulumtimin për vitin 2016/17, nga 100 shkallët Maqedonia bënë pjesë në shkallën e 37 për transparencë të buxhetiti të hapur, 0 për përfshirjen e opinionit në procesin e buxhetit dhe 56 për mbikqyrjen e buxhetit. Kryetari Qendrës për Analiza Ekonomike (QAE) Marjan Nikollov, i cili e ka bërë këtë hulumtim për Maqedoninë thotë se qeveritë e deritanishme aspak nuk kanë qenë transparente me qytetarët sa i takon çështjes së buxhetit.

Marjan Nikollov, kryetar i QAE-ës


“Është për të ardhur keq se në asnjërën prej gjashtë hulumtimeve të deritanishme, asnjëra Qeveri e deritanishme e Maqëdonisë dhe asnjë ministër i Financave dhe udhëheqës sektori të tyre nuk e ka marrë atë mundësi, që të mund të komentoj dhe të japë mendimin e tyre për buxhetin. Në disa qasje të caktuara të kësaj Qeverie shihen përpjekje, prandaj sot kemi përfaqësues të Ministrisë së Financave. Kjo tregon një indikator që ne kemi shpresë se do të kenë qasje më të hapur dhe bashkëpunim me qytetarët”.

Jovana Avramovska si përfaqësuese e Ministrisë së Financave deklaroi se deri tani janë bërë 12 ndryshime ligjore në drejtim të krijimit të transparencës dhe se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për ta përmirsuar gjendjen e tanishme të Maqedonisë edhe atë përmes një mënyre të shpejtë dhe me shpenzime të vogla.

Jovana Avramovska, Ministria e Financave

“Ajo që mund ta paralajmëroj dhe për të cilën ju premtoj është se në të ardhmen, duke filluar nga 2017 e cila vetëm sa ka filluar edhe më shumë do të ketë më shumë transparencë dhe nuk do të qëndrojmë në këto 12 ndryshime, shpresoj të arrijnë në 20 dhe do të jenë edhe më të dobishme informacionet të cilët i pubIikojmë”.

Ky është hulumtimi i gjashtë me radhë, i cili bëhet çdo dy vite dhe përfshin 115 shtete nga 6 kontinente. Maqedonia bënë pjesë në këtë hulumtim që nga viti 2008./Shenja/