Trajtimi mizor i Amorim ndaj një lojtari, bindi Gyokeres të mos shkojë te Man United

Viktor Gyokeres vendosi të mos nënshkruajë me Manchester United pasi pa trajtimin brutal që Ruben Amorim i bëri një lojtari në ‘Old Trafford’. Gyokeres ka qenë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, duke dominuar lajmet dhe spekulimet rreth transferimeve. Vlera e tij u rrit ndjeshëm pas një sezoni mbresëlënës me Sporting Lisbonën, ku realizoi 54 gola në 52 ndeshje, pasi kishte shënuar 43 gola në sezonin e tij debutues në elitën portugeze. Arsenal konsiderohet si skuadra favorite për ta transferuar sulmuesin, përpara Manchester United dhe Juventusit, me tifozët që besojnë se londinezët kanë dhënë një sinjal gjatë prezantimit të fanellës së re.

Megjithatë, duket se Ruben Amorim ka dështuar në përpjekjen e tij për ta bindur Gyokeres, pavarësisht se e kishte trajnuar më parë te Sporting, para se të emërohej te Manchester United. Sipas gazetës portugeze Record, Gyokeres mbeti i zhgënjyer nga mënyra se si Amorim e largoi bashkëkombasin e tij, Victor Lindelof.



















































