LAJMI I FUNDIT:

Trajnim për sigurinë kibernetike do të mbahet në Shkup

Trajnim për sigurinë kibernetike do të mbahet në Shkup
Foto: Ilustrim

Hulumtues të krimit kibernetik, specialistë për fronezikën digjitale, inspektorë financiarë, prokurorë, Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale si dhe përfaqësues nga sektori privat – ISP, nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, do të marrin pjesë në trajnimin për koordinim dhe partneritet për luftë kundër krimit kibernetik, që do të mbahet në Shkup.

Aktiviteti organizohet nga ana e Zyrës për për program kundër krimit kibernetik i Këshillit të Evropës, përmes projektit të përbashkët të BE-së dhe KE-së, prej 25 deri 28 shtator, njofton Telegrafi Maqedoni.


Trajnimin do ta koordinojnë ekip multinacional i ekspertëve nga Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Trajnimi ka për qëllim të hetojë dhe të vendosë lidhje më të afërta mes bashkësive profesionale dhe hetuese të krimit kibernetik, personave përgjegjës për sigurinë kibernetike dhe sektorit privat./Telegrafi/