Nazia Khatun është specialiste e fitnesit e cila ka fituar çmime të ndryshme, ndërkaq e përdor neuro-shkencën dhe ushtrimet fizike për t’u ndihmuar femrave t’i shijojnë trupat e tyre.

Nazia gjithashtu ka pasur probleme të shëndetit mendor në të kaluarën, siç është depresioni dhe çrregullimet e ngrënies, gjëra të cilat e bëjnë Ramazanin mjaft të vështirë për të, transmeton Telegrafi.

Por ushtrimet fizike ia kanë mundësuar atë ta ketë në kontroll trupin e saj. Ajo madje arrin të menaxhojë gjithçka edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Prestigjiozja britanike “Metro” ka kryer një intervistë me të për të mësuar më shumë për Nazian dhe jetën e saj gjatë Ramazanit.

Ajo fillimisht e kishte filluar biznesin e saj “Fitness Reborn UK” si rezultat i vështirësive që kishte pasur me një çrregullim të ushqimit kur kishte qenë e re. Si një bokseve amatore, ajo gjithashtu është dashur t’i tejkalojë shumë barriera kulturore, pasi që është grua aziatike myslimane.

Depresioni ka qenë diçka që ajo e ka përjetuar në vitet e herëta të 30’ta dhe për shkak të këtyre gjërave të kombinuara, ajo e ka krijuar një program fitnesi i cili ua mundëson njerëzve ta marrin në kontroll jetën e tyre.

Ushtrimet fizike për të janë si frymëmarrje, prandaj edhe gjatë Ramazanit ajo përkujdeset të shkojë në palestër.

Çfarë han ajo për iftar?

Zakonisht ajo hanë mish pule me shumë perime dhe patate.

Normalisht ajo e prish agjërimin me hurme, me një shejk të mbushur me proteina dhe me disa pemë para se ta hajë pjatën kryesore.

A ka vështirësi t’u rezistojë ushqimeve të caktuara gjatë Ramazanit?

Epo, ajo thotë se i pëlqejnë shumë ushqime. Kryesisht i preferon ëmbëlsirat, por ajo u rekomandon njerëzve të hanë mirë në syfyr – ku u rekomandon një shujtë me shumë fibra, yndyra të shëndetshme dhe proteina.

Një agjërim i mirë e i lumtur varet nga ushqimi që e hani dhe ajo se sa të hidratuar e mbani veten pas iftari.

Çfarë rituale apo tradita ka ajo?

Pas iftarit, në familjen e saj është domosdoshmëri që një person ta përgatit çajin përderisa ëmbëlsirat u shpërndahen tjerëve.

A ushtron gjatë Ramazanit?

Ajo nuk ushtron gjatë orëve kur është duke agjëruar për shkak të dehidratimit dhe mungesës së energjisë, por, pas iftarit, ajo shkon në palestër të vrapojë në ora 00:00.

Me çfarë problemesh ballafaqohet gjatë Ramazanit?

Gjatë Ramazanit, çrregullimi i saj në ushqyerje është diçka nga e cila ka shumë kujdes.

Çfarë rëndësie ka muaji i Ramazanit për trajneren e fitnesit?

Për të, Ramazani nënkupton një fillim i freskët për ta pastruar dhe disiplinuar veten. Nënkupton bindje ndaj Zotit, ndërkaq e sheh edhe si kamp trajnimi mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht.

Ramazani gjithashtu është periudhë e mahnitshme për të reflektuar dhe vlerësuar çdo gjë që kemi. /Telegrafi/