LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq, Vuçiqit: A i kthyet deputetët e Listës Serbe në Kuvend për ta parandaluar hyrjen time?

Trajkoviq, Vuçiqit: A i kthyet deputetët e Listës Serbe në Kuvend për ta parandaluar hyrjen time?

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka komentuar kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Trajkoviq përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se kthimi i Listës Serbe në Kuvend u bë me qëllimin që asaj t’i pamundësohet hyrja në këtë institucion.


Ajo më tej ka kërkuar sqarim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për këtë veprim.

“Sapo u informova që Lista Serbe i ka marrë 9 vende në Kuvendin e Kosovës që të parandalonte hyrjen time në këtë Kuvend, dhe të pamundësonte që komuniteti serb në Kosovë përfundimisht të kishte përfaqësues të denjë. A mund ta shpjegoni këtë veprim Aleksandar Vuçiq?”, ka shkruar Trajkoviq.

Deputetët e rinj nga Lista Serbe menjëherë pas betimit kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se deputetët e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës më 5 nëntor 2022, ndërkaq me 7 nëntor edhe zyrtarisht dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori