LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Ne serbët ndihemi më të sigurt në Prishtinë, sesa në veri të Kosovës

Trajkoviq: Ne serbët ndihemi më të sigurt në Prishtinë, sesa në veri të Kosovës

Kryetarja OJQ ‘Lëvizja Evropiane’ dhe ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, tha se deri tash nuk është zbardhur asnjë vrasje në veri të Mitrovicës dhe se veriu i Kosovës udhëhiqet nga mafia. Ajo tha se serbët e Kosovës ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veri.

Trajkoviq tha se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shumë serbë ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veriun e Kosovës.


Siç raporton gazeta beogradase “Blic”, këto komente, Trajkoviq i bëri në tribunën me titull “Besimi në Oliverin – Kush po e vret Kosovën”, që u mbajt sonte në Kralevë të Serbisë, e ku debati i është  përkushtuar motivit dhe hetimit në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, lider i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri të Mitrovicës, kur edhe pas katër muaj hetimesh, nuk ka asnjë lëvizje, përcjell Telegrafi.Trajkoviq ka thënë se mënyra e hetimit nga fillimi tregoi për rrjedhjen e informacioneve në drejtim të Beogradit.

“Shumë serbë nga Kosova, veçanërisht ne nga enklavat, ndihemi më lirshëm në Prishtinë sesa në veri të Kosovës. Dhe kjo është ajo që është më e frikshme”, tha Trajkoviq.

Një pjesëmarrës tjetër i tribunës, Marko Jakshiq, dhe njëri nga tre këshilltarët komunalë të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, tha se janë bërë përpjekje që hetimeve t’u jepet drejtim tjetër duke bërë që zyrtarët policorë të cilët kanë prekur gëzhojat e fishekëve në vend të krimit t’i ndërlidhin me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Dy palët po hetojnë dhe po e bëjnë punën keq. Dhe sikur e ndihmojnë njëri-tjetrin, që vrasësi dhe porositësi të mos zbulohen”, tha Jakshiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Lajme
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Kronika e Zezë
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Lajme
Kalo në kategori