LAJMI I FUNDIT:

Trajanovski: Shteti ishte afër familjeve të vërshuara që nga momentet e para

Trajanovski: Shteti ishte afër familjeve të vërshuara që nga momentet e para

Partitë në Maqedoni kanë filluar të përdorin vërshimet në Maqedoni për marketing politik. Këtë praktikë e ka vazhduar kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski i cili ka thënë se institucionet e shtetit menjëherë pas vërshimeve ishin me qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Policia, ushtria dhe shtabi për kriza që nga momenti i parë kanë qenë afër qytetarëve në ditën e kobshme kur ndodhën vërshimet. Kemi qenë të goditur nga fatkeqësia por në asnjë moment nuk kemi bërë panikë. Shtabi i krizave të bashkisë së Shkupit në atë moment u bë shtabi për kriza për të gjithë shtetin. Kordinimi ka qenë maksimal.” tha Trajanovski në emisionin ‘Studio e Hapur në TV Nova./Telegrafi/


Përgjegjësitë për qarkoren e Shkupit në ajër, akuza të ndërsjella mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së
Lexo po ashtu Përgjegjësitë për qarkoren e Shkupit në ajër, akuza të ndërsjella mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së