LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Qytetarët janë të zhgënjyer, duan që shteti të funksionojë

Trajanov: Qytetarët janë të zhgënjyer, duan që shteti të funksionojë

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov sonte në emisionin “10 minuta” theksoi se qytetarët janë të zhgënjyer dhe duan që shteti të funksionojë.

“Kuptohet se në disa segmente shteti funksionon me kapacitet të plotë, por në disa segmente, sipas reagimeve të pakënaqësisë së qytetarëve, nuk funksionon siç duhet të funksionojë një shtet modern evropian.


Ka mospërputhje të shumta, ka reagime, kërkojnë që shteti të funksionojë me të gjitha elementet që të gjitha çështjet e hapura të zbatohen në kohë”, thotë Trajanov./Telegrafi/